HomeShëndeti

Ishte nismëtare e tyre, Britania heq dorë nga certifikata e vaksinimit

Edhe pse ishte ndër nismëtaret e para për detyrimin e certifikatës së vaksinimit, Britania e Madhe ka hequr dorë prej saj. Fillimisht qeveria britanike besonte se kjo certifikatë do të parandalonte shtrirjen e Covid-19, pasi përmes saj mund të identifikoheshin personat e paimunizuar ose të infketuar, por ministry I shëndetësisë tashmë ka ndërruar mendje.

Ministri Said Xhavid është shprehur:

“Ne nuk duhet t’i bëjmë gjërat sa për të thënë… vetëm se po i bëjnë të tjerët. Për të qenë të ndershëm, nuk më duket se shumë njerëz e pëlqejnë këtë ide. Dua të them, që nuk më ka pëlqyer ideja që t’u thuhet njerëzve ‘nxirrni letrat, që të vazhdoni të kryeni aktivitetet tuaja të përditshme”.

Kujtojmë që Britania u përball me një valë të frikshme të infektimeve me variantin Delta, mirëpo falë vaksinimit në masën 80% të të rriturve, shkalla e vdekshmërisë ishte e ulët në krahasim me shumë vende të tjera në botë.


TË NGJASHME