HomeLajme

Ishte nisur për pushime, gruaja lind foshnjën në avion drejt Hawaiit

Lavinia Mounga, 29 vjeçe, ishte nisur në udhëtim ajror nga Salt Lake City për në Hawaii kur solli në jetë djalin e saj.

29-vjeçarja po shkonte me pushime dhe në gjysëm të udhëtimit e kanë kapur dhimbjet, duke lindur kështu foshnjën e saj në avion.

Fati i mirë i Lavinia ishte prania në bord e një mjeku dhe tre infermiereve të cilët kanë asistuar dhe kanë bërë të mundur ardhjen në jetë të foshnjës.

Gruaja ishte në javën e 29-të të shtatëzanisë dhe nuk e mendonte që do të lindte para kohe, por fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë dhe ajo e ka pagëzuar djalin me emrin Raymond.

Njëra nga infermieret që ka asistuar në lindjen e të voglit ka thënë:

“Ne ishim rreth gjysmës së fluturimit dhe dëgjuam dikë që thërriste për ndihmë mjekësore.”

Një fakt interesant është që shumë kompani fluturimi aplikojnë politikën që nëse një fëmijë lind në bordin e tyre ai përfiton udhëtime falas për të gjithë jetën.


TË NGJASHME