HomeSociale

Ishte pjesë e ISIS’it, dënohet 32 vjeçarja gjermane

Gjykata në Shtutgart të Gjermanisë publikoi vendimin të premten, ku u shpall fajtore dhe u dënua me 5 vite burg një gjermane 32 vjeçe për pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste.

Gruaja, e cila u identifikua si Sabine Ulrike S., sipas rregullave gjermane të privatësisë, ka jetuar në Siri nga fundi i vitit 2013 deri në gusht, 2017, tha gjykata. Prokurorët thanë se shumë shpejt pasi ka arritur në Siri, ajo është martuar me një luftëtar të Shtetit Islamik, i cili më herët ka qenë i panjohur për të.

Ajo ka jetuar me të në shtëpi të uzurpuara nga Shteti Islamik dhe dyshohet se është trajnuar për qitje me armë. Burri i saj është vrarë në luftime në vitin 2016.

Prokurorët thanë se Sabine S. ka shkruar blog, duke lavdëruar jetën nën sundimin e Shtetit Islamik, me qëllim të rekrutimit të të tjerëve. Sabine S. tha gjatë gjykimit se ajo ka hequr dorë nga anëtarësimi në IS. Ajo u kap nga forcat kurde në vitin 2017 dhe u kthye në Gjermani në prill të 2018-ës.


TË NGJASHME