HomeLajmi i Fundit

Ishte shpallur në kërkim, pranga 50-vjeçarit nga Tirana

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në pranga ka rënë shtetasi A.L, 50 vjeç, banues në Tiranë, kërkohet për disa vepra penale si “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirë organizuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

A.L,,50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Napolit/ Itali e ka lëshuar urdhër arrest për këtë shtetas për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale”, “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 81,110, 416 dhe 600 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.