HomeLajmi i Fundit

ISIS ‘ngre’ kokën sërish, 17 të vdekur

Edhe pse para një jave lideri i tyre u vra, ISIS ka goditur sërish me sulmet e tyre vrasëse.

Militantët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një pikë kufitare në Taxhikistan, duke vrarë një roje dhe një zyrtar policor.

Në pikën kufitare me Uzbekistanin në sulm që morën pjesë rreth 20 militantë. Bëhet me dije se sulmuesit të kenë ardhur nga Afganistani.

Komiteti Shtetëror ka thënë se 15 sulmues të “panjohur dhe të maskuar” janë vrarë pas përleshjes me forcat e policisë, derisa pesë të tjerë janë zënë.

Ministria e Brendshme e këtij shteti po ashtu ka raportuar se katër makina të grupit militant janë shkatërruar.

Militantët e IS-it kanë marrë përgjegjësinë edhe për një sulm që pati ndodhur në korrik të vitit të kaluar duke lënë të vdekur katër çiklistë perëndimorë.