HomeShowbiz

Isli Islamit i kërkojnë të postojë një foto nudo si Alban Ramosaj

Moderatori Isli Islami ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të tij në Instagram për një moment shumë të rëndësishëm, postimin e fotos numër 1000 në këtë rrjet social. Siç mund ta shikoni ai ka postuar 999 foto dhe video në profilin e tij dhe siç e do rasti, postimi i njëmijtë duhet të jetë special.

Isli ka qenë i hapur ndaj sugjerimeve të ndjekësve, megjithëse disa prej tyre kanë pasur një kërkesë disi të çuditshme.

E gjitha filloi me këtë story që moderatori i “Wake Up” publikoi, ku dikush i thoshte të postonte një foto si të Alban Ramosaj. Bëhet fjalë për këtë foto të famshme:

Më pas, kjo kërkesë u mbështet dhe nga disa përdorues të tjerë të këtij rrjeti social.

Megjithatë Isli duket se nuk e ka konsideruar për asnjë moment këtë ide dhe po në një story, në lidhje me postimin fotos nudo, tha: “Le të bëhemi içik seriozë dhe të ndajmë seriozitetin nga shakaja. Nuk kam rrëshkitur ende.” Shkurt, pastër dhe qartë domethënë.

Dhe mesa duket atij i pëlqen më shumë sugjerimi i postimit të një video-je duke kënduar dhe ne nuk do na vinte keq, sepse siç e kemi parë në disa raste Isli di të këndojë shumë mirë


TË NGJASHME