HomeLajme

Itali, arrestohet një 23-vjeçare shqiptare

Një vajzë 23-vjeçare me origjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Karabinierët, pasi morën informata për ardhjen e vazhdueshme të të rinjve në një ndërtesë në Alba, ngritën kontrollet për të saktësuar arsyen e lëvizjeve të vazhdueshme të njerëzve. Hetimet zbuluan që një apartament ishte bërë pikë referimi për blerjen e lëndëve narkotike nga disa nga konsumatorë të kokainës.

Pas identifikimit dhe ndalimit të një çifti që sapo kishin blerë drogën brenda godinës, karabinierët hynë në ndërtesë duke ushtruar një kontroll të gjerë brenda saj.

Ata gjetën 30 gram kokainë, peshore elektronike dhe materiale për paketimin e dozave. Prandaj gruaja e re që banonte në apartament u arrestua për trajtimin e drogës.

Në të njëjtin kontekst, dy blerësit u raportuan në prefekturën e Cuneo si të varur nga droga.


TË NGJASHME