HomeLajmi i Fundit

Itali, arrestohet shqiptari për vjedhje

Policia italiane e Pescaras ka vënë në pranga një shqiptar, nën akuzën e vjedhjes.

Mediet fqinje shkruajnë se operacioni filloi rreth orës 2 të mëngjesit të mbrëmshëm, kur u raportua për një vjedhje të makinave. Një kalimtar që kishte bërë denoncimin i tha policisë se dy persona i kishin drejtuar armën.

Pasi kalimtari bëri denoncimin, policia mori informacionet dhe gjurmoi një prej kriminelëve pranë fabrikës “La Capannina”. Ndërsa policia vazhdonte kërkimin të arratisurit ikën drejt plazhit  ndërsa mbanin armët në duar.

Policët arritën ta arrestonin, ndërsa i gjetën në posedim një pistoletë të ngarkuar gjysmë-automatike.

Më pas policia i ushtroi kontroll në shtëpi ku i gjeti dhe sekuestroi mallra të ndryshme të vjedhura (disa dhjetëra syze dielli të markës, celularë, navigatorë satelitorë, kamera, çelësa USB, kuleta, të ardhura të mundshme nga vjedhjet në makina), si dhe mjete të ndryshme për thyerje (daltë në çelik, 6 antena të pajisjeve bllokues, thika).

Mësohet se bashkëpunëtori i shqiptarit është një tjetër shtetas shqiptar, i parregullt me dokumente në shtetin italian.

Ai është identifikuar si 31-vjeçari me iniciale H.A, i cili është është denoncuar për të njëjtat krime.