HomeSociale

Itali/ Dënohet shqiptari, i akuzuar si korrier droge


Emiljan Korreshi 24 vjeç, u arrestua në tetor të 2017 me 5 kg hashash teksa ishte duke udhëtuar me autobus në Italinë qendrore. Autoritetet italiane kanë dhënë dy ditë më parë dënimin për shqiptarin e akuzuar si korrier droge.

Aktiviteti kriminal i drogës ishte duke u hetuar prej disa kohësh nga policia, e cila po priste rastin që ta arrestonte në flagrancë. Në përfundim të gjykimit, ai u dënua me 3 vjet e 9 muaj burg dhe mbeti në paraburgim që prej kohës së arrestimit të tij në flagrancë. Tashmë ai duhet të vuajë dënimin në burgun e Raguzës.


TË NGJASHME