HomeSociale

Itali/ Drogë e mijëra euro në shtëpi, pranga 2 shqiptarëve

Policia italiane ka vënë në pranga tre persona, dy shqiptarë dhe një shtetas italian për veprën penale të mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit funksiononin si grup, ndërsa pas sjelljeve të dyshimta, autoritetet vendosën të ushtronin kontroll në shtëpinë e tre të arrestuarve.

Ky aksion përfundoi me zbulimin e një sasi droge të llojit hashash, ndërsa në cilësinë  e provës materiale u bllokuan edhe  një sasi monetare prej 4100 eurosh. Edhe pse nuk bëhen publik emrat e tyre, mediat vendase raportojnë se shqiptarët janë të moshave 23 dhe 24 vjeç, ndërsa italiani rreth të tridhjetave.


TË NGJASHME