HomeKulturë

Itali/ Elvis Malaj, shkrimtari shqiptar, kandidat për çmimin prestigjioz “Strega”

Për edicionin e 12 të dhënies së çmimit të famshëm letrar “Strega”në Itali, zgjidhen 12 autorët më të mirë, ndër të cilët është edhe autori shqiptar Elvis Malaj. “Tashmë mes konkurrentëve për çmimin si autori më i mirë në Itali, shihen edhe italian me emra shqiptarësh”, shkruajnë mediat italiane

Elvis Malaj, ka lindur në vitin 1990, në Malësine e Madhe dhe u zhvendos në Itali që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, për herë të parë në Aleksandri, dhe sot në Padova, ku ai jeton dhe punon.
Malaj përfundoi romanin e tij të parë, “Deti është i rrumbullakët” dhe një koleksion tregimesh, “Nga tarraca juaj mund të shihni shtëpinë time”
Ai arriti të futej në mesin e 12 librave kandidatë, të përzgjedhur nga Komiteti Drejtues në mesin e 41 titujve në garë.

Në librin “Nga tarracë tuaj ju mund të shihni shtëpinë time”, Malaj fton italianët që të jenë më të vëmendshëm për fqinjët, të cilët shpesh e konsiderojnë veten larg njeri- tjetrit dhe si të panjohur, por në realitet, mes dy vendeve tona Shqipëri-Itali, distanca është shumë e shkurtër dhe ne jemi shumë afër e të ngjashëm/dritare.net


TË NGJASHME