HomeRajon

Itali/ I gjendet kokainë dhe 2000 euro, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar dje nga policia italiane, pasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi droge dhe 2 mijë euro para kesh.

45 vjeçari, me profesion murator, u ndalua nga policia për një kontroll, rreth orës 5:15.

Çfarë i bëri agjentët dyshues ishte një copë letër higjenike që mbante shqiptari, e cila ishte e fryrë. Brenda kishte një paketë me 6 gram kokainë.

Sasi tjetër droge u gjet në xhepat e xhaketës që vishej nga 54-vjeçari, por të ruajtura brenda makinës. Gjatë hetimeve policët gjithashtu gjetën 2000 euro dhe një celular.

Në shtëpinë e shqiptarit, pas kontrollit të policisë, nuk u gjet asnjë material për paketimin e dozave, as nuk kishte ndonjë ilaç tjetër, por letra higjenike ishte e njëjtë me atë që përdorte për të paketuar drogën.


TË NGJASHME