HomeRajon

Itali/ Kapen 3 shpërndarës droge, mes tyre një shqiptar

Një 24 vjeçar shqiptar me banim në Darfo Boario në Terme të Italisë dhe dy vëllezër italianë të moshës 17 dhe 21 vjeç nga Costa Volpino, por me vendbanim në Rogno kanë përfunduan në pranga.

Policia ka rënë në gjurmët e tyre pasi ka vërejtur lëvizjet e çuditshme të të rinjve rreth një garazhi në një zonë larg banesave të tyre. Pasi kanë kryer kontroll ata kanë mundur të gjejnë brenda garazhit 700 gram hashash, ndërsa në shtëpinë e shqiptarit gjetën edhe gjysmë kile tjetër.

Të tre, përfshirë edhe 17-vjeçarin, u arrestuan me akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së drogës. Shqiptari 24-vjeçar u paraqit para gjyqtarit të Gjykatës së Brescia-s, ku u la në “arrest me burg”.

Ndërsa italianët u gjykuan nga Gjykata për të Miturit në Brescia dhe ajo e Bergamos, duke mbetur në arrest shtëpie. Policia po vijon hetimet për ngjarjen, pasi dyshon se mund të këtë edhe persona të tjerë të përfshirë.


TË NGJASHME