HomeLajme

Itali/ Kapen dy shqiptarë me kokainë

Kanë përfunduar në pranga në Bolzano të Italisë dy shqiptarë gjatë ditës së sotme. Mediat italiane raportojnë se pas kontrolleve të ushtruara, autoritetet sekuestruan mbi 1 kg lëndë narkotike të llojit kokainë.

Qentë antidrogë të Guardia di Finanza zbuluan drogën. Gjatë kontrollit të imtësishëm dy shqiptarëve iu gjet dhe një sasi eurosh.

Hetimet dhe kontrollet vijojnë për kapjen e personave problematikë në disa prej zonave të Italisë. Identiteti i dy 24 vjeçarëve nuk është bërë me dije ende.


TË NGJASHME