HomeRajon

Itali/ Kapet gomonia me 1.5 ton drogë, pranga 2 shqiptarëve

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme në brigjet Santa Maria di Leuca. Siç raportojnë mediat italiane, policia identifikoi një gomone, e cila po i drejtohej brigjeve italiane.

Dy kontrabandistët shqiptarë e hodhën drogën në det, por pas mbledhjes rezultoi që sasia ishte rreth 1.5 ton, e ndarë në 7 pako.

Nëse droga do të dilte në treg, vlera e saj do të ishte 15 milionë euro.

Policia sekuestroi gomonen 10 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm, ndërsa dy shqiptarët u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge.


TË NGJASHME