HomePolitikë

Itali, komision parlamentar për luftën kundër intolerancës

Italia ka miratuar këtë javë krijimin e një komisioni parlamentar, të ngarkuar për të luftuar kundër fenomeneve të intolerancës, racizmit, antisemitizmit dhe nxitjes së urrejtjes dhe dhunës, një masë e kërkuar nga senatorja dhe e mbijetuara e holokaustit, Liliana Segre.

Krijimi i këtij komisioni special, kërkuar nga Liliana Segre, u miratua sot gjatë një votimi në Senat me 151 vota pro dhe 98 abstenime, këto të fundit korrespondojnë me deputetët e partive Forza Italia, Legës dhe Vëllezërit e Italisë.

Deputetët e Legës shpjeguan se kishin abstenuar pasi teksti përmbante pika që mund të prekin lirinë e fjalës.


TË NGJASHME