HomeSociale

Itali, ndalohet pirja e duhanit në hapësira publike

Komiteti Kombëtar për Bioetikën (CNB), kaloi sot një mocion kundër varësisë ndaj duhanpirjes, duke kërkuar që ndalimi i pirjes së duhanit të shtrihet në hapësira të hapura si plazhe dhe parqe.

“Në mënyrë që të shmangim dëme serioze në popullatë të shkaktuara nga pirja e duhanit, duhet ta ndalojmë atë në vende të hapura, ku ndodhen gjithashtu fëmijë dhe gra shtatzëna”, lexonte mocioni i CNB-së.

Hapësirat ku duhet të ndalohet duhani, janë kopshtet publike, vende shfaqjesh në ambiente të hapura, plazhe, stadiume, fusha sportive dhe restorante të hapura”.//ATSH


TË NGJASHME