Botë Kronikë Lajme

Itali/ Sekuestrohen 157 kg drogë, mediat: Vinte nga Shqipëria

Një rrjet i trafikut të drogës është shkatërruar nga policia italiane, ndërkohë që në pranga janë vënë 32 persona dhe janë sekuestruar 157 kg kokainë dhe kanabis. Mediat italiane bëjnë me dije se droga vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda dhe nëse do të hidhej në treg do të kapte vleren e 6 milione eurove. 

Policia nuk ka bërë ende me dije identitetin e personave të arrestuar sot, ndërkohë që mediat fqinje shkruajnë se hetimet filluan në Reggio Emilia dhe më pas u shtrinë gjithandej ku rrjeti funksiononte për trafikun e drogës.

Hetimet nisën me zbulimin e dy vëllezërve me kombësi shqiptare, Z.G. dhe Z.R., të dy banorë të Reggio Emilia.

Atyre iu përgjuan telefonat, çfarë bëri më pas edhe zbulimin e furnizuesve të drogës, dy shqiptarë të tjerë me incialet L.A. dhe L.G., banues në provincën e Bergamos. Ata kishin në përdorim lokale në Komunën e Osio Sopra ashtu dhe në Komunën e Osio Sotto, prej nga mori edhe emrin operaiconi i koduar.

Policia ndërhyri dhe zbuloi drogën në një garazh, fillimisht 25 kg dhe më pas, në një tjetër aksion, një sasi prej 130 kilogramë, përfshirë kokainën, marihuanën dhe hashashin.

Në kohën që u vu në pranga shtetasi L.A. iu gjetën dhe “librat e llogarive” me shënime, emra dhe sasi lidhur me shpërndarjen dhe trafikun e drogës, që menaxhohej nga vëllezërit shqiptarë.

Related posts

Spanjollja “AS”, plas “bombën”: Neymar ose Mbappe transferohet në Madrid

igligota

Si të shmangni frikën nga hapësirat e mbyllura

Mila

Çifti i famshëm për herë të parë në tapetin e kuq

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!