HomeRajon

Itali, shpallet gjendja e emergjencës, qindra të evakuar nga përmbytjet

Reshjet e dendura të shiut që kanë paralizuar Italinë gjatë orëve të fundit e kanë shpallur vendin në gjendje të jashtëzakonshme.

Situata më e vështirë paraqitet në rajonin e Emilia Romanja. Autoritetet vijojnë angazhimin për evakuimin e qindra banorëve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur.

Kreu i Departamentit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, ka njoftuar shpalljen e gjendjes së emergjencës edhe në ditët në vijim.

Tashmë është koha që të mendojmë për njerëzit dhe familjet”, tha ai.

Ekipet e shpëtimit të ndihmuar nga zjarrfikësit, policia dhe ushtria, janë në gatishmëri të plotë. Qindra hektarë toke ndërkohë janë nën ujë, ndërsa rrugët janë bllokuar dhe janë bërë të pakalueshme.

Sipas mediave italiane, shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar të mbjellat në rajonin e Emilia Romana dhe Toskana. Dëmet mund të arrijnë në miliona euro.

Autoritetet i frikësohen edhe rëshkitjeve të dherave, çka mund ta vështirësojnë edhe më tej situatën. E ndërsa pjesa qendrore e Italisë po përballet me reshjet e dendura, Veriu është paralizuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.


TË NGJASHME