HomeLajmi i Fundit

Itali, tërmeti trondit Katanian, 10 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Siçilinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, 03:19 minuta në Katania. Nga lëkundjet e forta janë dëmtuar shumë banesa, ndërsa 10 persona janë plagosur.

Njerëzit janë larguar me shpejtësi nga banesat duke dalë në rrugë, ndërsa disa prej tyre shprehen “Jemi gjallë nga një mrekulli. Muret e shtëpisë janë shembur. Ishim në gjumë në momentin që ra tërmeti. Për fat të mirë, mobiliet na mbronin nga rrënojat” thanë disa prej tyre.

Një pjesë e autostradës Katania-Mesina është mbyllur, ndërsa aeroporti funksionon normalisht. Ndërkohë që Katania ditët e fundit ka qenë në panik edhe pas shpërthimit të vullkanit Etna të hënën.

Hiri vullkanik kishte mbuluar banesat, ndërsa sot disa prej tyre u shembën  nga tërmeti. Shpërthimi i vullkanit u shoqërua prej të hënës me disa lëkundje. Mali Etna është vullkani më i lartë dhe më aktiv në Europë.