HomeRajon

Itali/ Vodhi 1.4 milionë euro, arrestohet zyrtari

Policia italiane ka arrestuar një zyrtar Ministrisë së Shëndetësisë i cili kishte vjedhur 1,4 milionë euro nga fondi i rumbursimeve të udhëtimeve të stafit.

“Guardia di Finanza” ka dhënë sot një deklaratë ku është thënë se i dyshuari është futur në paraburgim dhe po përballet me akuzat për përvetësim dhe pastrim parash vetë për të fshehur origjinën e tyre.

“Pjesa më e madhe e parave të vjedhura ishin shpenzuar në lojra fati përreth Romës, ndërkohë që disa të tjera ishin vendosur në llogaritë bankare të anëtarëve të familjes”, tha “Guardia di Finanza”.

Të dyshuarit i janë sekuestruar asete me vlerë rreth 200.000 euro.


TË NGJASHME