HomeLajmi i Fundit

Itali/ Vriten dy policë

Dy policë, 30 dhe 34-vjeç, humbën jetën këtë pasdite në Trieste të Italisë, pas një shkëmbimi zjarri me dy hajdutë.

Sipas mediave italiane, shkëmbimi i zjarrit ndodhi mes policisë dhe dy vëllezërve, në Selinë e Policisë në Trieste, pasi ata ishin shoqëruar pas një kontrolli për grabitjen e një skuteri, kryer në orët e para të mëngjesit.

Njëri prej dy të arrestuarve kërkoi të shkonte në tualet, por arriti t’i vidhte armën njërit prej agjentëve. Në përpjekje për t’u arratisur, ai qëlloi një polic në ambientet e brendshme të Komisariatit. 39-vjeçari doli jashtë nga një kalimi nëntokësor, ku dhe qëlloi edhe efektivin e dytë duke e lënë të vdekur.

Dy agresorët, me kombësi Dominikane, quhen Alejandro Augusto Stephan Meran, 29 vjeç dhe Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç.