Lajme Sport

Italia dhe Anglia nuk njohin pushime Krishtlindjesh. Të gjitha skuadrat zbresin në fushë

Ndërsa një pjesë e mirë e kampionateve më të rëndësishme të Evropës kanë nisur pushimet dimërore, Serie A dhe Premier League do të vijojnë të luajnë.

Në Serinë A sfida që ka vëmendjen më të madhe është padyshim ajo mes Interit dhe Napolit. Zikaltrit vijnë në këtë përballje pas barazimit në çastet e fundit në sfidën me Chievon dhe nuk duan të gabojnë edhe në sfidën me Ancelottin. Në krahun tjetër, napoletanët që janë 8 pikë larg juventusit kryesues do të kërkojnë që të mos humbasin më shumë terren ndaj bardhezinjve, të cilët i pret përballja me Atalantën në Bergamo.

Roma do të presë Sassuolon, në një ndeshje ku presionin më të madh e ndjen pikërisht trajneri Eusebio Di Francesco, pozitat e të cilit në pankinën e verdhekuqve janë tronditur ndjeshëm. Një situatë të ngjashme po e përjeton edhe Gennaro Gattuso te Milani që do të luajë në fushën e Frosinones.

Në ndeshjet e tjera Fiorentina pret Parmën, ndërsa Torino luan me Empolin.

Në Premier League, Chelsean e pret ndeshja me Watford. Skuadra londineze vjen pas humbjes së pësuar në fundjavë ndaj Leicesterit në Stamford Bridge dhe është në kuotë të barabartë pikësh me Arsenalin, që nga ana e tij do të luajë ndaj brightonit.

Sfidë interesante e kësaj jave të kampionatoit anglez është edhe ajo në Anfield mes Liverpoolit kryesues dhe Newcastle, ndërkohë që kampionët e Anglisë të manchester City do të luajnë në King Power Stadium ndaj Leicester për ta harruar humbjen e pësuar ndaj Crystal palace në fundjavën e kaluar.

Manchester United që tashmë drejtohet nga Solskjaer do përballet me Huddersfield, ndërsa Tottenham e pret sfida me Bournemouth./tch

Related posts

Aktori i njohur pozon për herë të parë me dhjetë fëmijët e tij

Aira news

Meta shfuqizoi datën e zgjedhjeve, reagon Monika Kryemadhi

Mila

Bora Zemani i thotë lamtumirë flokëve të saj të gjatë

Anxhela news
Na Kontaktoni!