HomeLajmi i Fundit

Italia drejt mbylljes së dytë? Kryeministri Conte firmos dekretin për masat e reja anti-covid, ja çfarë parashikohet

Rastet e reja me COVID-19 kanë detyruar kryeministrin italian të marrë masa më të rrepta.

Giuseppe Conte pak minuta më parë firmosi dekretin e ri për masat e reja anti-COVID-19. Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 26 tetor.

Baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Gjithashtu pas orës 18:00 do të mbyllen dhe palestrat, kinematë dhe kalçetot.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Itali u shënuar mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19, nga të cilët ndërruan jetë 123 persona.