HomeLajmi i Fundit

Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë, futet në fuqi karantina 5 ditore

Në kuadër të situatës pandemike të kohëve të fundit, Italia ka ndryshuar sërish rregullat e udhëtimit për vendet që nuk janë në BE.

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka firmosur rregullat e reja për frenimin e pandemisë në shtetin fqinj.

Mediat italiane bëjnë me dija se të gjitha shtetet që nuk janë pjesë e BE, por që kanë një numër të ulët rastesh, siç janë Shqipëria e Kosova, do të lejohet të futen, por duhet të respektojnë me patjetër një karantinë 5 ditore.

Secili udhëtar duhet të jetë i pajisur me test PCR negativ, i bërë brenda 72 orëve të fundit, kjo vlen për gjithë udhëtarët qoftë për ata që udhëtojnë me avion apo lundrimeve me anije.

Sakaq për vendet si Britania dhe Iralanda që kanë një numër më të lartë të rasteve, afati i vlefshmërisë për testin PCR vlen vetëm brend 48 orësh.

Për udhëtarët shqiptarë karantina 5 ditore është e detyreshme, ndërkohë që për fëmijët nën moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshme kryerja e tamponit molekular antigjetik.

Sakaq për ata udhëtarë që udhëtojnë me makinat e tyre për më shumë se 36 orë, nuk është e detyrueshme karantina 5 ditore.


TË NGJASHME