HomePolitikë

Italia, mbështetje për Shqipërinë në Samitin e BE-së

Pas kancelares Merkel dhe kryeministri Italisë Giusepe Conte angazhohet për ta mbështetur Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit të ministrave të BE më 18 tetor në Bruksel.

Për herë të parë si kryeminsiter Conte vizitoi Tiranën nga ku theksoi se Bashkimi Europian nuk duhet ta zbehë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Konfirmova se Italia e mbështet negociatat me Shqipërinë dhe ditën e premte do e mbështes këtë pozicion. Jam i bindur se çelja e negociatave është instrumenti më i mirë për përparimin e Shqipërisë. Hyrja e Ballkanit Perëndimor në BE është një objektiv thelbësor sa i përket integrimit”-tha Conte.

Kryeministri Italisë dha një këshillë miqësore për qeverinë dhe opozitën se si duhet ta zgjidhin krizën politike.

“Vëmendja jonë është e përqëndruar kryesisht në aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike. Kjo do të përbëjë një pjekuri të saj institucionale. Është e rëndësishme që mazhoranca t’i propozojë opozitës një platformë për të qasur një dialog më konstruktiv dhe ky dialog të zhvillohet pa kushte”- u shpreh kryeministri i Italisë.

Kryeministri Edi Rama e quajti të pavend e të padrejtë ping pongun e disa vendeve të BE-së që çdo vit vendosin kushte të reja të cilat nuk mbarojnë kurrë duke e mbajtur larg unionit europian vendin tonë.


TË NGJASHME