HomeLajme

Italianët e vetëkarantinuar këndojnë nga ballkonet e tyre

Pikërisht në qytetin e Napolit në itali, shumë qytetarë më të bashkuar se kurrë shpirtërisht vazhdojnë të mbajnë gjallë traditën e tyre , duke bërë të mundur në këtë mënyrë edhe ngritjen e moralit të njëri tjetrit, duke dalë nëpër ballkonet e tyre dhe duke kënduar himne të ndryshme të skuadrave të futbollit italian, si dhe këngë të ndryshme napoletane.

Mesa duket napoletanët e kane gjetur një kurë shumë efikase për të ngritur humorin e tyre, duke kënduar të gjithë së bashku pa pasur kontakte me njëri tjetrin.

Mbi 60 milion qytetarë janë vetëizoluar në Itali për shkak të virusit.

Ky është një moment se si napoletanët kane dalë nëpër ballkonet e tyre dhe këndojnë së bashku, duke i bërë ballë kështu krizës së koronavirusit në Itali.

Kjo vidio është bërë pikërisht në Castoria në nje komunë në jug të Napolit.

M.D


TË NGJASHME