HomeLajme

Italiani rreh mizorisht prostitutën Shqiptare

Një vajzë 25-vjeçare nga Shqipëria, që punonte si eksorte në Itali është rrahur barbarisht nga klienti, pasi sipas mediave italiane nuk kanë rënë dakord për çmimin.

“Tusciaweb” shkruan se 50-vjeçari dhe vajza shqiptare kishin lënë takim në internet dhe pas aktit seksual ai e ka goditur me grushta dhe shkelma 25-vjeçaren shqiptare.

Sakaq, vajza ka mundur të shpëtoj dhe është larguar me shpejtësi për të kërkuar ndihmë nga kalimtarët të cilët e kanë ndihmuar vajzën, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur.

Dhuna mësohet të ketë ndodhur në prani edhe të dy meshkujve të tjerë. Autori është arrestuar dhe po hetohet në gjendje të lirë.


TË NGJASHME