HomeSociale

Dibra i dha titullin ‘Qytetar Nderi’, Rama e refuzon

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar titullin ‘Qytetar Nderi’ që iu dha ditën e sotme nga bashkia e Dibrës. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, zyra e shtypit në Kryeministri shpjegon se:

Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do te jetë gjithmonë kundër titujve honorifikë për politikanët në detyrë. Duke falenderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër”.

Kujtojmë që Këshilli Bashkiak i Dibrës e ndëroi shefin e qeverisë për kontributin e dhënë në ndërtimin e Rrugës së Arbrit.


TË NGJASHME