HomeLajme

Iu refuzua azili në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 32 shqiptarë

32 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë janë kthyer sot në Rinas. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge.

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka bërë apel që të respektohen rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Të gjithë qytetarët që duan të punësohen në BE duhet të ndjekin rrugën ligjore dhe të mos bien pre e mashtrimeve me dokumenta të falsifikuara apo me tendencën për të kërkuar azil, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësia për të fituar azil është zero,” apelojnë autoritetet.


TË NGJASHME