HomeSport

Izmir Smajlaj kalon në finale ne Europianin e Atletikës

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj është kualifikuar në finalet e kampionatit evropian në ambient të hapur. Gara po zhvillohet në Gjermani. Sportisti që garon në kërcimin së gjati, nuk u sforcua shumë në baterinë kualifikuese në grupin A, duke qëndruar brenda limitit që të çon në provën e fundit.

Izmir Smajlaj kërceu plot 7 metra e 71 centimetra në “Olimpiastadion” të Berlinit, duke dalë i shtati në baterinë e tij. Kjo bëri që ai të kualifikohet i fundit mes finalistëve, me pozicionin e 12.

Atleti shkodran, i cili është mbajtësi i rekordit kombëtar me 8.03 m, tani do të synojë të fitojë medaljen e artë mbrëmjen e 8 gushtit, në po të njëjtin impiant/oranews.tv


TË NGJASHME