HomeSport

Izolimi i Cristiano Ronaldos, portugezi i bën vetes dhuratën luksoze dhe “thyen” rregullat

Prej shpërthimit të koronavirusit në Itali, Cristiano Ronaldo u shpërngul në Portugali sëbashku me familjen e tij për t’i kaluar atje ditët e izolimit. Gjatë kohës së izolimit, ylli portugez ka menduar t’i bëjë vetes një dhuratë tejet të veçantë

Bëhet fjalë për një makinë, vlera e të cilës është marramendëse. 9.5 milionë euro është vlera e “Bugatti Centodieci”. Një makinë që do të dalë vitin e ardhshëm dhe do të prodhohen vetëm 10 të tilla.

Jo vetëm kaq, por ditën e sotme Ronaldo ka vendosur edhe të “thyejë” pak rregullat duke dalë një shëtitje me familjen. Ai është parë së bashku me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët teksa shëtisnin. Megjithatë të gjithë kanë qenë të kujdesshëm teksa respektonin rregullat e largësisë nga njëri-tjetri.


TË NGJASHME