HomeLajme

Izraeli legalizon eksportin e kanabisit mjekësor

Parlamenti i Izraelit miratoi unanimisht ligjin që lejon eksportin e kanabisit mjekësor, duke i krijuar kështu mundësinë që të bëhet pjesë e këtij tregu fitimprurës global.

Shteti hebre do të jetë në këtë mënyrë i treti pas Holandës dhe Kanadasë që do ta çojë në mbarë botën kanabisin e tij mjekësor. Kompania izraelite iCan parashikon se industria globale e kësaj forme të marijuanës do të mbërrijë 33 miliardë dollarët në 5 vitet e ardhshme, duke qenë se stigma që lidhet me të do të zbehet, ndërsa do të ketë po kështu një shtim të kërkesave për ato pak vendet e certifikuara për eksport.

Pas miratimit të ligjit, aksionet e kompanisë u rriten me 10%. Ligji u zvarrit për vite me radhë nga frika e zyrtarëve të sigurisë se marijuana mjekësore do të përfundonte në tregun e zi. Për të zbutur këto shqetësime, nisma parashikon fuqizimin e policisë në mbikqyrjen e licensimit.

Tani, ligjit i nevojitet miratimi përfundimtar i qeverisë, por një hap i tillë shihet më shumë si formalitet.


TË NGJASHME