HomeShowbiz

J.Lo paditet në gjyq për një foto në Instagram

Nëse jeni ose planifikoni që një ditë të jeni personazh i njohur i “Listës A” kur një paparac kap një foto të bukur tuajën mund ta merrni dhe ta varni në kornizë, por mendohuni dy herë përpara se ta hidhni në “Instagram”. Përndryshe mund të keni fatin e Jennifer Lopezit, e cila është paditur për një shumë rreth 150 mijë dollarë, për shkak se postoi një foto të sajën dhe të partnerit A-Rod në “Instagram”, pozë e cila ishte kapur nga një paparac.

Problemet me fotografët e agjencive dhe të medieve, pra paparacët, janë diçka që vazhdojnë prej kohësh në Hollywood dhe Jenniferi nuk është e para që hidhet në gjyq për diçka të tillë.

Praktikisht nëse një personazh i njohur publikon foton e një fotografi, pa marrë lejen ose autorizimin e kompanisë që zotëron këtë foto, mund të paditet për të drejtat e autorit. Gjë që është shumë ironike në fakt, sepse është fotoja e tyre dhe nuk është shkrepur me konsensusin e tyre, gjithsesi….

Lopezi ka postuar në nëntorin e 2017-s një foto të saj me Alex Rodriguezin, të kapur prej duarsh teksa shëtisnin në New York, pa leje dhe pa cituar autorin.

Prandaj “Splash News”-i është duke kërkuar 150 mijë dollarë nga artistja dhe sigurinë që nuk do të ndodhë më.

“Fotoja është kreative, e pakopjueshme dhe e vlefshme, për shkak të statusit të personit që është në foto dhe vizionit të fotografit. Përdorimi i paautorizuar nga ana e të pandehurës i kësaj fotoje i bën dëm vlerës në treg që ajo ka, sepse e ka bërë të vlefshme për qindra milionë ndjekësit e saj dhe burimet e tjera në internet, duke mos bërë të mundur që të shihet në kopertinat e revistave ose të gazetave të ndryshme”, argumenton kompania.

E vështirë të argumentosh me këtë logjikë, megjithatë po e përsërisim, çfarë? J.Lo nuk ka thënë ende asgjë për këtë situatë, megjithatë ku i dihet, ndoshta do të hedhë ndonjë gjë në “Instagram”.

Image result for jennifer lopez

TË NGJASHME