HomeShëndeti

Ja 7 vendet që janë në garë për vaksinën e COVID-19

Tashmë që koronavirusi u kthye në pandemi, vaksinat janë e vetmja shpresë për kurimin e të prekurëve.

40 ekipe të ndryshme shkencëtarësh po punojnë për gjetjen e ilaçit prej muajit janar dhe disa kanë nisur testimet e para te kafshët dhe njerëzit.

Gara për prodhimin e tyre vazhdon nëpër botë me ritme të përshpejtuara falë edhe përpjekjeve kineze që në muajin janar identifikoi materialin gjenetik të virusit për t’u studiuar nga shkencëtarët e tjerë.

  1. SHBA

Një vaksinë kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), e cila është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të testohet për herë të parë në shtetin e Uashingtonit.

Testi i vaksinës së financuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë (NIH) do të bëhet në Institutin Kërkimor «Kaiser Permanente» në Siatëll të Uashingtonit”, deklaruan autoritetet qeveritare amerikane.

Bëhet e ditur se testi do të aplikohet mbi 45 vullnetarë të shëndetshëm, se këta persona nuk rrezikojnë të infektohen me virusin në fjalë dhe se testi do të marrë në provë vetëm efektet anësore të vaksinës.Zyrtarët vunë në pah gjithashtu se zhvillimi i një vaksine që do të përdoret tek pacientët e infektuar me koronavirus, mund të zgjasë 8 muaj deri në 1 vit.

Tri projekte vaksinash po mbështeten nga Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike (CEPI), përfshirë projektet nga kompanitë e bioteknologjisë Moderna, Inovio Pharmaceuticals, dhe Universiteti i Queensland. Instituti Kombëtar i Shëndetit i Shteteve të Bashkuara (NIH) po bashkëpunon me Moderna për të krijuar një vaksinë ARN që përputhet me një nxitje të sipërfaqes së koronavirusit dhe synon të fillojë të provohet tek njerezit deri në maj të vitit 2020. Inovio Pharmaceuticals po zhvillon një vaksinim të bazuar në ADN në bashkëpunim me një firmë kineze, duke planifikuar prova klinike njerëzore në verën e Hemisferës Veriore të vitit 2020.

Më 26 shkurt 2020, një zyrtar shëndetësor amerikan nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) tha se do të duhet “të paktën një vit deri në një vit e gjysmë më të mirë” për të zhvilluar një vaksinë për koronavirusin.

2. Kina

Kina ka njoftuar se vaksinat e para për luftimin e koronavirusit mund të jenë gati muajin që vjen “për përdorim emergjent”.Një zyrtar i lartë kinez është shprehur se vendi po përparon në zhvillimin e vaksinave për Covid-19. Zheng Zhongwei, drejtor i Qendrës Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë e Komisionit të Shëndetit në Kinë u shpreh se po shpresojnë që vaksina të jetë gati në prill.

“Sipas vlerësimeve tona, shpresojmë që në prill disa prej vaksinave mund t’iu nënshtrohen kërkimeve klinike dhe të përdoren për situata emergjente.” Zhvillimi i vaksinave që janë të sigurta dhe efektive kërkon kohë, investime dhe studime të mira. Për një koronavirus si ai që shkakton COVID-19, procesit i shtohen sfidat. Vetëm testimet për sigurinë dhe efikasitetin e tij do të zgjasin 12-18 muaj ose më shumë, thonë zyrtarët. Sipas ligjit të Kinës, vaksinat e zhvilluara për raste urgjente të shëndetit publik mund të vendosen për përdorim urgjent në kushte të përcaktuara, nëse Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore konsideron se përfitimet e trajtimit i tejkalojnë rreziqet.

Organet që punojnë për të zhvilluar vaksinat përfshijnë Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Universitetin e Hong Kongut, Spitalin Shanghai East, dhe universitete të tjera.

3. Gjermani

Firma CureVac, e vendosur në jug të Gjermanië po bën kërkime për disa vaksina të mundshme, dhe dy prototipe do të zgjidhen për test. Bashkëthemeluesi i CureVac dhe shefi i sektorit të prodhimit Florian von der Mülbe i tha Reutersit se kompania shpreson ta ketë një vaksinë eksperimentale në qershor ose korrik. Pas kësaj do të merret aprovimi për ta testuar atë tek njerëzit.

Ndërkohë kompania gjermane BioNTech që së fundmi ka paparalajmëruar dy partneritete strategjike për zhvillimin e vaksinës, ka bashkuar forcat me Fosun Pharm për të quar përpara misionin në Kinë, por edhe me Pfizerin që synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe jashtë Kinës. “BioNTech duket se është pozicionuar më së miri në garën kundër COVID-19, dhe atë falë platformës së përkryer të mRNA dhe për shkak të kapaciteteve prodhuese që i ka”, thuhet në një komunikatë.

4. Holanda

Shkencëtarët e Universiteteve të Utrehtit dhe Erasmus në Holandë kanë zbuluar anti- trupat që mund të çojnë në krijimin e vaksinës për COVID- 19.

Ekipi kërkimor i kryesuar nga Berend-Jan Bosch ka testuar anti trupat tek minjtë dhe kanë rezultuar me sukses.Por Bosch thekson se pavafësisht se anti- trupat kanë potencial për të trajtuar COVID-19 nuk dihet se ç’ndikim do të ketë tek njerëzit.Por testimi i kësaj vaksine do të marrë muaj teksa Universitetet po kërkojnë një kompani farmaceutike që të mund ta prodhojë.Anti- trupat deri tani kanë dhë rezultate se pikasin dhe frenojnë infeksionin e SARS2 që shkakton më pas dhe koronavirusin COVID-19.

5. Australia

Në Australi, shkencëtarët nga universiteti i Queensland kanë testuar një teknologji inovative të quajtur “molekular clamp” për të neutralizuar vetitë infektive të virusit.

Pasi eksperimentuan 250 formulime të ndryshme, të tre studiuesit, Paul Young, Keith Chappell dhe Trent Munr zgjodhën një vaksinë që ata e quanin “S-Spike”, e cila u testua te minjtë në laboratorë, me qëllim për prova njerëzore në muajt e ardhshëm. Shkencëtarët pretendojnë të jenë të parët në botë që do e prezantojnë atë në treg.

6. Kanada

Në Qendrën Kombëtare të Vaksinave në Kanada(VIDO-InterVac), Universiteti i Saskatchewan, mori fonde federale për të punuar në një vaksinë, duke synuar të fillojë testimin tek kafshet në mars 2020 dhe testimin tek njerezit më 2021.

Gjithashtu një ekip shkencëtarësh kanadezë mendohet se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit, duke i dhënë një shpresë botës për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse.Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve Sunnybrook, Universiteti i Torontos dhe Universiteti McMaster ishin në gjendje të izolonin e të kopjonin virusin në një laborator duke përdorur mostrat e marra nga dy pacientë kanadezë.

Kopjet e rritura në laborator tani do të jenë në gjendje të ndihmojnë shkencëtarët të studiojnë patogjenin në mënyrë që të testojnë edhe vaksinën e tek ai.“Tani që kemi izoluar virusin SARS-CoV-2 [agjentin përgjegjës për COVID-19], ne mund ta ndajmë gjenetikën e tij me studiues të tjerë për të gjetur sa më shpejt vaksinën,“-tha Dr. Arinjay Banerjee.

7. Mbretëria e Bashkuar

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të udhëhequr nga kreu i Infeksionit Mukozal dhe Imunitetit, Dr Robin Shattock, thanë se ata kanë testuar me sukses një vaksinë tek minjtë dhe shpresojnë se vaksina mund të jetë gati për t’u testuar tek njerëzit deri në qershor. “Unë kam marrë rezultate një muaj pasi injektova vaksinën tek minjtë. Vaksina funksionon vërtet, vërtet mirë”, ka thënë studiuesi specialist, Dr. Paul McKay, nga Imperial College London, për Daily Mail.Ekipi po punon me shkencëtarë në Paris për të përcaktuar efektivitetin e vaksinës tek majmunët.

Dr McKay tha se ata kanë aplikuar për fonde të mëtejshme nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore për të kryer prova klinike tek njerëzit.”Nëse marrim fondin për provat klinike, do ta testojmë vaksinën tek njerëzit, deri në qershor,” tha ai. “Nëse shkencëtarët britanikë krijojnë një vaksinë do të ishte mirë sikur qeveria ta mbështeste atë.”Nëse provat tek njerëzit do të jenë të suksesshme, ekipi shpreson që vaksina të jetë e disponueshme për pacientët brenda një viti.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME