HomeLifestyle

Ja çfarë duhet të ndiqni nëse jeni të lodhur me programet klasike

grua duke pare televizor

Ekrani shqiptarë në dukje është i tejmbushur me emisione dhe produksione, por mungesa e diversitetit ka sjell nje mungesë alternative për shikuesin shqiptar, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Të gjithë shikojmë emisione politike, talk show në ekranet më të mëdha, që ftojnë të njejtët njerëz për të njejtat tema ose produksione humori me batuta të kopjuara ose banale.

Nga ana tjetër internet, si në çdo industry tjetër, ka sjellë risi në median audio-vizive dhe atë të shkruar. Emisione dhe produksione të tëra në YouTubë kanë arritur një audiencë globale të pa imagjinueshme një dekadë me parë.

Edhe Shqipëria nuk mund të ishte jashtë këtij inovacioni në tregun e medias, me emisione dhe talk show që publikohen në YouTube gati çdo ditë. E tillë është Gota Show, formati me i sukseshëm në SHBA, vjen për shqiptarët nga Silvi Fort, në kanalin e YouTube Gota News. Në sezonin e parë të përfunduar, me 10 episode, do të gjeni aktualiteti, humor dhe gjëra interesante përmes monologut, intervistave, vox popeve dhe skeceve te humorit.

Që në episode e para, Gota Show, me një skalet dhe qasje tërësisht origjinale dhe unike, krijoi menjëherë nje audiencë solide. Kjo tregon që publiku shqiptare brenda dhe jashtë vendit, i mirëpret prodhimet e reja dhe kirjimtarinë. Po ashtu platforma YouTube i ofron çdo shikuesi akses në videot e tij të preferuara, ne çdo moment të ditës, pa pages, thjesht e vetëm me një lidhje interneti të qëndrueshme.


TË NGJASHME