HomeShowbiz

Ja çfarë e detyroi Brad Pitt dhe Angelina Jolie të ndërpresin terapinë familjare

Ish-çifti, i cili u nda në shtator 2016 – më parë ishin duke punuar drejt një marrëdhënie të përzemërt bashkë-prindërore, por tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar midis tyre përpara gjyqit të kujdestarisë të muajit tjetër dhe ata tani kanë ndaluar të marrin pjesë në seancat e këshillimit.

Një burim i tha revistës Us Weekly: “Tensionet janë përshkallëzuar midis Brad dhe Angelina, dhe terapia familjare nuk po realizohej më”.

Çifti i Hollywood-it, të cilët kanë Maddox, 19, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 14, dhe binjakët 12-vjeçar Knox dhe Vivienne së bashku, aktualisht janë në mosmarrëveshje për sa kohë që rrinë me fëmijët e tyre secili më vete. Sidoqoftë, Maddox është në gjendje të marrë vendimet e tij rreth orarit të tij për shkak të moshës madhore.

Duke folur për betejën e tyre të kujdestarisë, një person i brendshëm u shpreh: ” Brad dëshiron gjysmë për gjysmë kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore të fëmijëve.

Por, mesa duket Angelina nuk është dakord. Ajo do të pranojë të flasë për një marrëveshje vetëm nëse baza e shtëpisë për fëmijët nuk është Los Angeles. Fëmijët më të vegjël janë në shkollë në Los Angeles, gjë për të cilën Angelina ka qenë gjithmonë kundër.

Burimi: Us Weekly


TË NGJASHME