HomeShowbiz

Ja çfarë i bëri bashkë Dua Lipën dhe Bebe Rexhën

Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë bërë të ditur se do të jenë pjesë e sezonit të ri të spektaklit të njohur ‘The Voice’.

Të dyja janë ftuar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm në rolin e këshilltareve të jurisë për të vlerësuar ata që do të garojnë në këtë spektakël talentesh.
Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, vajzat kanë shprehur entuziazmin e tyre dhe mezi po presin që të nisë shfaqja.

“The Voice” nis transmetimin më 15 shkurt dhe juria kryesore është e përbërë nga Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend.

Dua Lipa do të jetë në krah të këngëtares Kelly Clarkson, ndërsa Bebe të Blake Shelton.


TË NGJASHME