HomeShowbiz

Ja çfarë ka bërë Elita kur ka qenë e vogël

Moderatorja Elita Rudi, mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku ka rrëfyer përpara fëmijëve të panelit se kur ka qenë e vogël i ka vënë flakën dhomës së saj. Ajo nuk pëlqente një arush dhe i ka vënë flakën e më pas e ka futur në dollap.

“Unë nuk e dija që e dogja të gjithë dhomën. Gjithçka nisi nga një arush që unë nuk e pëlqeja më. Vendosa që t’i vë flakën dhe pastaj e futa në dollap. Mami nëpër shtëpi ndiente një erë të djegur, por nuk ma mori mendja se ishte arushi. Sapo hyri babi pastaj në shtëpi, edhe ai tha ‘diçka po vjen erë e djegur’. Aty shpërtheu flaka dhe iku dhoma ime”, tha Elita.

Rrëfimi i saj ishte një mesazh sensibilizimi për të gjithë fëmijët, që pavarësisht tekave që kanë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm për çdo veprim që bëjnë sepse mund të jetë tepër i rrezikshëm.


TË NGJASHME