HomeShëndeti

Ja çfarë ndodh me trupin e njeriut, kur pihet një filxhan kafe

Minutë pas minute. Të gjitha efektet e kafesë së mëngjesit në organizëm. Po pse ndihemi më mirë dhe më të fokusuar sapo pimë një filxhan kafe? Shkencëtarët kanë dhënë përgjigjen.

Ja çfarë ndodh me trupin e njeriut, kur pihet një filxhan kafeje.

Në 20 minuta trupi fillon të ndihet më vigjilent dhe i fokusuar. Njerëzit e kanë më të lehtë për të marrë informacione dhe zgjidhur problemet.

Në 30 minuta trupi fillon të prodhojë më shumë adrenalinë dhe shikimi bëhet më i mprehtë.

Në 40 minuta niveli i serotoninës në trup fillon të rritet, duke përmirësuar sistemin e neuroneve dhe rritur forcën muskulore.

Në 4 orë kafeina nxit qelizat të prodhojnë më shumë energji. Gjithashtu kafeina rrit dhe nxit prodhimin e acidit të stomakut.

Në 6 orë kafeina fillon të shfaqë efektet e saj diuretike, ku përveç ujit trupi humbet edhe vitamina dhe minerale.


TË NGJASHME