HomeShëndeti

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse hani bajame çdo ditë

Një studim, zbuloi se konsumimi i ulët i arrave e bajameve rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Bajamet janë më të preferuarat jo vetëm për shijen e veçant që kanë por edhe për përfitimet shëndetsore.

Ne do ju tregojmë 4 ndryshime që ndodhin në trupin tuaj nëse hani çdo ditë bajame.

  1. Redukton aknet!

Sipas këtij studimi, personat me puçrra kanë munges të vitaminave E në gjakun e tyre. Ngrënia e bajameve për të përmirësuar lëkurën është një kurë tradicionale e vjetër e Lindjes së Mesme që mbështetej nga shkenca. Bajamet janë të mbushura me vitaminë E dhe antioksidantë që mund t’ju ndihmojnë të kuroni puçrrat dhe rinovoni lëkurën tuaj

2.Ndihmon për trajtimin e diabetit!

Ky studim tregoi se pacientët që vuajnë nga diabeti tip 2 ka të ngjarë të shohin që gjendja e tyre fizike të përmirësohet duke ngrënë bajame çdo ditë. Jo vetëm që ato ndihmojnë në bllokimin e arterieve duke ulur “kolesterolin e keq”, por gjithashtu kontribuojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

3.Mund ta bëjë fëmijën tuaj më të zgjuar!

Bajamet mund të përmirësojnë aktivitetin e trurit. Ngrënia e 74 gram bajame në javë mund ta bëjë fëmijën tuaj më të zgjuar, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët spanjollë që vëzhguan 2,208 gra shtatzëna.

Nëse konsumoni bajame rregullisht, me siguri jeni njohur me këto përfitime. A keni vërejtur ndonjë ndryshim tjetër trupor kur hani bajame?


TË NGJASHME