HomeShowbiz

Ja çfarë përdor modelja Emily Ratajkowski për kujdesin ndaj lëkurës

Jo të gjithë njerëzve po i lulëzon fytyra gjatë izolimit.

Emily Ratajkowski gjatë një sesioni Pyetje&Përgjigje që bëri në Instagram Stories pranoi se lekura e saj “u përkeqësua” në fillimin e karantinës, dhe ajo po ndryshon rutinën e saj të lëkurës për të luftuar ndryshimet.

Një nga produktet kryesore për modelen, 28 vjeçare që ajo përdor është Essence Power Snuc Mucin Advanced Cosrx (23 dollarë), i cili ka një përbërje me pështymën e kërmillit 96 përqind, një përbërës i fuqishëm që pretendohet të “ndihmojë në riparimin e lëkurës, hidratimin, shkëlqimin dhe tonifikimin” e lëkurës.

Megjithëse mund të duket si një rrëmujë, sekretimi i kërmillit është në të vërtetë shumë i popullarizuar në komunitetin e përkujdesit të lëkurës, veçanërisht në produktet koreane të bukurisë. Nga 250 shqyrtime në faqen e internetit “Ultas”, më shumë se 200 persona i japin produktit Cosrx pesë yje.

Produkte të tjerë kryesorë për rutinën e Ratajkowski përfshijnë një pastrues të butë (35 dollarë) dhe serum plotësues intensiv (70 dollarë) nga Dr Loretta si dhe Dr. Dennis Gross Ferulic + Retinol Moisturizer Anti-Aging (75 $).

Është e qartë, çfarëdo që është duke bërë Ratajkowski është duke funksionuar.

©G.T/GotaNews


TË NGJASHME