HomeSport

Ja cfarë thotë Gatusso për çështjen e Higuain

Gonzalo Higuain verën që kaloi ka lënë Juventusin për të shkuar tek Milani, por pavarësisht kohës së shkurtër tek Rosonerët, ai po kërkon të lëvizë prej atje.

Sipas kontratës, Higuain është lojtar bardhezi deri në 2021-shin. Juventus nuk pranon të vijojë ta huazojë dhe Milani megjithëse e ka huazuar për 18 milionë euro, ka një të drejtë blerje në fund të sezonit. Kuqezinjtë kanë dhënë fjalën se do ta blejnë lojtarin, por kohët e fundit Higuain po shfaq pakënaqësi dhe kërkon t’i bashkohet Mauricio Sarrit.
Chelsea nuk pranon të investojë për lojtarë mbi 30 vjeç, aq më tepër në kontrata shumëvjeçare, por për argjentinasin janë gati të bëjnë një përjashtim, duke investuar 54 milionë euro, nga të cilat 9 do t’i kalojnë Milanit si dëmshpërblim për pjesën e dytë të sezonit.

31-vjeçari Argjentinas ka filluar te bëjë lëvizje nëpërmjet menaxherit njëkohësisht edhe vëllait të tij për të shkuar në Janar në Stamford Bridge, me të njëjtin trajner që ka pasur tek Napoli.

Genaro Gatusso është shprehur:

“Kur një lojtar e ndan mendjen se do të largohet është shumë e vështirë ta bindësh për të kundërtën.”
“Marrëdhëniet e mia me të janë të drejtpërdrejta, te ndershme, dhe çdo gjë ja themi njëri tjetrit në sy.”
“Për momentin ai ende është lojtari ynë.”
“Nëse do të ishte në dorën time, do ta ftoja atë në shtëpinë time, do ta mbyllja atë në një dhomë, do ta ushqeja atë çdo dy ose tre orë dhe pastaj do ta mbyllja derën. Për fat të keq, nuk mund ta bëj këtë.”


TË NGJASHME