HomeShowbiz

Ja çfarë thotë Milo Ventimiglia për akuzat e Mandy Moore ndaj ish-burrit

Aktori Milo Ventimiglia u hap rreth deklaratës së fundit të koleges Mandy Moore për ish-bashkëshortin e saj, Ryan Adams.
Mandy dhe gjashtë gra të tjera u rrëfuen te “The New York Times” për eksperiencat e tyre me Adams dhe Moore e përshkroi atë si “psikologjikisht të dhunshëm”. Pas publikimit të lajmit, Ryan kërkoi falje në Twitter, por këmbënguli se “pamja e ngjyrosur nga ky lajm është e pasaktë”.

Milo e lavdëroi Mandy-n që foli për përvojën e saj. Ai tha: “Mandy ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një frymëzim dhe shpresoj që aftësia e saj për të folur për keto përvoja personale do të frymëzojë të tjerët që nuk janë në një situatë të mirë”.

Ai shtoi: “Unë jam sigurisht krenar dhe mbështetës. Duhet shumë guxim, por për të ushtruar atë fuqi të zërit është një gjë shumë e rëndësishme. Ne të gjithë mund të mësojmë nga kjo gjë. Ajo kurrë nuk pushon së më mahnituri. “


TË NGJASHME