HomeSociale

Ja çfarë thotë Rama për sezonin turistik dhe riatdhesimin

Në një dalje për mediat në Ditën e Europës, Kryeministri Rama dha indikacione pozitive për hapjen e sezonit turistik në në vend.

Në një kohë kur turizimi po shihet si një nga sektorët më të prekur, në rajon ai po shihet edhe si kali i betejës në luftën me pasojat ekonomike.

“Jemi para një vendimarrje shumë të vështirë. E dimë që duke qëndruar të mbyllur, duke mos lejuar zhvillimin e  sezonit dëmtojmë shumë shëndetin, por kjo nuk është një zgjidhje sepse goditja ekonomike dhe psikologjike mund të jetë eksponenciale. Këtu të gjithë duhet të kuptojnë se nuk është çështje policie, gjobash, është çështje qytetarie. Nuk jemi në kushtet që erdhi kjo situatë dhe hajde të përfitojmë të gjithë. Kjo situatë ka nevojë të përballohet me mirëkuptim. Disa biznese që mund të përballojnë goditjen e deritanishme, janë ato që kërkojnë më shumë. Arrihet deri në inskenime, për të krijuar zhurmë në media për disa punonjës të sektorit fason që u pushuan pasi doli paketa, për të fituar nga paketa pronari i tyre. Goditja që ka marrë turizmi është reale. Do të shkojmë përpara për të hapur sezonin, por me shumë kujdes. Atyre që thonë se e ku e gjetët atë dhe ku e gjetët këtë, ju them se po të shohin si është bërë strategjia dhe si janë marrë të dhënat nga e gjitha bota, do të kuptojnë që arsyeja se ne jemi në një pozizicin kaq inkurajues nuk është Zoti i madh, as ratësia, por puna e përbashkët qeveri dhe popull”, tha Rama.

Rama tha se në kushtet e mbylljes së shengenit deri në 15 qershor mundësohet rritje e fluturimeve të Air Albania për të lehtësuar korridorin humanitar të riatdhesimeve.

“Nga e hëna nuk do jetë e nevojshme që për të riatdhesuarit karantinimi të kryhet në hotele por në shtëpi duke respektuar rregullat e domosdoshme”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se pas 18 majit të fillojmë të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen, qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijtë.

“Çdo gjë që themi në këtë situatë ka gjithmonë një kusht. Numrat duhet të na ndihmojnë për të arritur atë që kemi lajmëruar. Nëse do kemi rritje të numrave do kemi hap mbrapa”, tha ai.

 Rama gjatë konferencës së sotme me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca në selinë e BE-së, në Tiranë dha detaje të reja në lidhje me draftin për kultivimin e kanabisit dhe legalizimin e tij për qëllime mjekësore në Shqipëri.

“Kemi 1 vit që punojmë për këtë draft, do jetë gati për pak, ne nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë të huaj dhe tanët. Gjëja kryesore që bëjmë dhe na ka dalë është konsultimi me eksperiencat e tjera. Ne nuk shpikim asgjë, mësojmë nga të tjerët, adaptojmë nga të tjerët. Do jetë gati drafti shumë shpejt, ashtu si drafti për amnistinë fiskale”,- tha Rama

K.S/GotaNews


TË NGJASHME