HomeShowbiz

Ja çiftet e Hollivudit që janë njohur në rrjetet sociale

Shumë çifte të Hollivudit kanë pranuar se janë njohur duke i shkruar njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Ne do ju sjellim disa nga shembujt që tregojnë se të famshmit i kanë nisur lidhjet siç mund të ketë bërë shumica prej nesh, me një flirt në Instagram, apo Facebook.

Sophie Turner & Joe Jonas (Aktualisht të martuar. Joe i shkroi aktores në Instagram i pari, pasi miqtë i kishin folur mirë për të).

Ricky Martin & Jwan Yosef (Aktualisht të martuar. Ricky pa disa vepra arti në Instagram dhe u interesua për të parë se kush ishte autori i tyre. Mesazhin e dërgoi këngëtari i pari).

Mandy Moore & Taylor Goldsmith (Aktualisht të martuar. Pasi Mandy postoi një foto të albumit të The Doors, Taylor e pa dhe ia dërgoi me një shënim. Aty filloi gjithçka!)

Sarah Paulson & Holland Taylor (Aktualisht të lidhura. Aktoret i bënë follow njëra-tjetrës në Twitter dhe gjithçka nisi aty.)

Barbara Palvin & Dylan Sprouse (Aktualisht të lidhur. Barbara i bëri follow aktorit dhe ai i shkroi duke i dhënë nr e telefonit. Ajo i ktheu pas 6 muajsh!)

Nick Jonas & Priyanka Chopra (Aktualisht të martuar. Nick i shkroi mesazh aktores dhe ajo i kërkoi të flisnin në privat pasi kishte merak se stafi i saj mund t’ia lexonte mesazhet).


TË NGJASHME