HomeShëndeti

Ja cilat fruta ju ndihmojnë për të rënë në peshë

Ditët e sotme e dëgjojmë shpesh se frutat duhen shmangur nga dieta pasi kanë shumë karbohidrate dhe na shtojnë kilogramë të padëshiruar. Mirëpo kjo nuk vlen për të gjitha frutat sepse disa mund të ndihmojnë në humbjen e peshës falë fibrave. Më posht ju do të gjeni 10 fruta që janë plot fibra dhe ju ndihmojnë të humbni peshë:

1.Molla

Mollët e ëmbla janë të ngarkuara me fibra, që ju mbajnë të ngopur dhe rregullojnë sheqerin tuaj në gjak.

2.Portokalli

Portokallët janë të pasur me fibra por edhe me ujë duke ju mbajtur të hidratuar dhe frenojnë dëshirën për ushqim.

3.Mjedër

Mjedrat kanë përmbajtjen më të lartë të fibrave të çdo peme, në 9 gram për filxhan. Ato janë të ëmbla dhe përmbajnë pak sheqer.

4.Grejpfrut

Grejpfruti përmban një kompleks proteinash që mund të ul sheqerin në gjak dhe të promovojë humbjen e peshës.

5.Pjepër

Pjeprat e verdhë janë ideal për humbje peshe, sepse janë të pasur me fibra dhe përmbajnë pak sheqer, pavarësisht faktit se ata janë të ëmbël. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot fibra, mbushni një pjepër me kos grek me proteina.

6.Dardha

Një dardhë e mesme përmban rreth 20% të konsumit të rekomanduar të përditshëm të fibrave, duke e bërë atë një ushqim të shëndetshëm, të mbushur me fibra.

7.Fara e shegës

Ashtu si shumë prej frutave të tjera në këtë listë, farat e shegës janë plot fibra.

8.Pjeshkë

Pavarësisht ëmbëlsisë së tyre, pjeshkët kanë relativisht pak sheqer dhe luftojnë obezitetin.

9.Qershi

Qershitë janë të pasura me fibra dhe nuk do të bëjnë të rritet sheqeri në gjak.

10.Boronica

Boronicat janë të njohura si antioksidantë të shëndetshëm të zemrës, por kërkimet kanë sugjeruar që ato gjithashtu të ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së barkut.


TË NGJASHME