HomeLifestyle

Ja cilat perime nuk duhet t’i mbani më në frigorifer

Në shumicën e rasteve jemi mësuar që ushqimet t’i vendosim në frigorifer për t’i mbajtur ato të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur. Por jo të gjitha ushqimet duhen ruajtur në teperatura frigoriferike pasi ka ushqime që duhet të ruhen në temperatura të ulëta.

Kjo është arsyeja pse shumë nga ushqimet në frigoriferët tanë zënë vetëm hapësirë në raftet tona dhe përfundojnë duke humbur shijen dhe mikroelementet e dobishme.

Kungulli i njomë
Kthehet i butë kur mbahet në frigorifer dhe mbulohen me myk.

Karotat dhe panxharët
Fillojnë të thahen kur mbahen në frigorifer dhe pastaj ato kalben.

Hudhra dhe qepa
Kalben kur nuk ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit dhe lagështi të tepërt.

Domatet
Të mbajtura në frigorifer humbasin të gjithë shijen e tyre dhe bëhen me ujë.

Patëllxhanët
Kur marrin ujë humbasin të gjitha cilësitë e tyre të dobishme. Kur janë shumë të ngrohta, ato thahen.

Kastravecat bëhen të butë dhe porozë në temperatura më të ulëta
Kopshtarët e dinë që trangujt e duan ngrohtësinë dhe e njëjta vlen edhe për ruajtjen e tyre. Nëse ato mbulohen me njolla të errëta dhe të pakta, kjo do të thotë se ato po kalben.

Patatet
Niseshteja e patates shndërrohet në sheqer në temperaturat e ulëta. Kjo është arsyeja pse patatet e ftohta humbasin shijen e tyre dhe përfundojnë të jenë pak të ëmbla. Në temperaturat e ftohta, uji brenda patateve zgjerohet dhe formon kristale që shkatërrojnë strukturën e fibrave. Kjo e bën perimen e butë dhe jo të mirë për t’u ngrënë.


TË NGJASHME