HomeShowbiz

Ja cili është kuptimi i vërtetë i emrit Beyonce

Tina Knowles-Lawson, nëna e këngëtares së hitit “Halo”, më në fund ka zbuluar origjinën e emrit të vajzës së saj, e cila tani është bërë ikonike. 

Pasi ka qenë një mister për një kohë të gjatë, sot më në fund zbuluam kuptimin e vërtetë pas emrit të Beyoncé. Për të zbuluar sekretin ishte vetë nëna e yllit të popit, Tina Knowles-Lawson, e cila gjatë episodit të parë të podcastit “In My Head” me Heather Thomson shpjegoi origjinën e emrit të këngëtares:

“Shumë njerëz nuk e dinë se Beyoncé është mbiemri im, është mbiemri im i vajzërisë”-zbuloi Tina, nëna jo vetëm e Mbretëreshës B por edhe e vajzës së dytë Solange. Emri im ishte Celestine Beyoncé, por në atë kohë nuk ishte diçka interesante të kishe një emër të çuditshëm. Doja që emri im të ishte Linda Smith sepse ai ishte një emër i shkëlqyeshëm”.

Kuriozitetet nuk mbaruan këtu, nëna e Beyoncé (e cila në Instagram është një nga yjet më të ndjekura të estradës në botë, së bashku me Selena Gomez, Ariana Grande, Lady GaGa, Katy Perry dhe Rihanna) gjithashtu ka zbuluar se në familjen e saj ka shumë persona me mbiemrin Beyoncé, edhe nëse janë shkruar në mënyrat më të ndryshme.

“Të gjithë kemi një drejtshkrim të ndryshëm. Për shembull, vëllai im Skip dhe unë jemi të vetmit me Beyonce”.

Por si është e mundur që brenda të njëjtit trung familjar mbiemri të ndryshojë nga personi në person? E thjeshtë, për shkak të një gabimi të parëndësishëm të transkriptimit, disa anëtarë të familjes së Tinës kanë mbiemrin “Beyincé”.


TË NGJASHME