HomeShowbiz

Ja ku i gjeti Shën Valentini Amin dhe Ermalin

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi e kanë pritur Shën Valentinin me shumë dashuri.

Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Amarda ka publikuar disa foto mjaft të ëmbla me bashkëshortin e saj.

Dyshja shfaqet e ulur pranë një bari, në mesin e të gjithëve, por aspak të ndrojtur për t’i dhuruar njëri-tjetrit një puthje romantike.

Sigurisht që pas puthjes një shaka e Ermalit me siguri ka bërë që çifti të shpërthejë në të qeshura.

“Shpirtra të lumtur brenda dhe jashtë!”, shkruan Ami në postimin e saj në Instagram.

View this post on Instagram

Happy spirits inside and out?

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

Të shumta kanë qenë urimet për çiftin në këtë ditë Shën Valentini.

Ky Shën Valentin i ka gjetur në Zvicër Amin dhe Ermalin, në promovimin e filmit më të ri të aktorit, “I Love Tropoja”, bashkë me një sërë aktorësh nga filmi, mes të cilëve, Arjola Shehu dhe Enca.


TË NGJASHME